Për administratorët e pallateve

Kuotat, defektet dhe pastrimi i pallatit, në një vend.

Banorët e shohin nga telefoni, pa instaluar asgjë.

Adminstair mban pagesat, shpenzimet, defektet dhe orarin e pastrimit për çdo pallat që administroni. Kujtesat shkojnë vetë në WhatsApp; banori hap lidhjen dhe sheh sa ka për të paguar.

Pa kartë bankare. Llogaritë e banorëve i krijoni ju.

Pallati Liria

Keni për të paguar

2 000 L

Afati: 10.11.2026

+ Raporto një defekt

Ndërprerje uji

Nesër nga ora 09:00 deri 12:00.

Pagesat dhe fondi

Kush ka paguar, kush jo, pa fletore.

Kuota mujore krijohet vetë çdo muaj. Regjistroni pagesën me dy prekje dhe mandati del gati për printim. Banori merr kujtesën para afatit dhe kur vonohet.

Nisni nga balancat e sotme. Fletorja e vjetër nuk ju duhet më.

Njësitë

1A

Arben Dervishi

Paguar

1B

Elona Kola

4 000 L

2A

Ana Hoxha

2 000 L

2B

Besnik Krasniqi

Paguar

3A

Mira Gjoka

Paguar

Defekte dhe riparime

Banorët raportojnë me foto. Ju e shihni menjëherë.

Drita e korridorit, ashensori, rrjedhja në tavan: raporti vjen me foto dhe kategori. Kur e kaloni në "Në proces" ose "E zgjidhur", banori njoftohet vetë.

Hapet nga lidhja në WhatsApp, në çdo telefon. Asgjë për të instaluar.

Defektet

Drita e korridorit nuk punon

+3

E hapur

Ashensori ndalon mes kateve

📷 2

Në proces

Rrjedh uji nga tavani

💬 4

E zgjidhur

Pastrimi dhe njoftimet

Radha e pastrimit e kujton vetë.

Firmë pastrimi apo banorët me radhë: caktoni ditët një herë dhe Adminstair i kujton njësisë një ditë përpara. Njoftimet ("nesër nuk ka ujë") u shkojnë të gjithëve me një prekje.

Grupin e WhatsApp e mbani. Kujtesat thjesht nuk varen më nga ju.

Pallati Liria

Nxjerrja e plehrave

Njësia 2A

Nesër

Radha juaj

Larja e shkallëve

Pastrimi Shpejt

05.11

Nxjerrja e plehrave

Njësia 2B

06.11

Nxjerrja e plehrave

Njësia 3A

09.11

Të gjitha pallatet

Çdo pallat që administroni, në një ekran.

Detyrimet, njësitë me vonesë, defektet e hapura dhe pastrimi i sotëm për të gjitha pallatet. Kaloni nga një pallat te tjetri pa dalë nga llogaria.

Çdo pallat ka modulet e veta: fikni çfarë nuk përdorni.

Përmbledhje

Pallati Liria

12 000 L

Detyrime

2

Me vonesë

1

Defekte

Kompleksi Dajti

3 000 L

Detyrime

2

Me vonesë

1

Defekte

Rezidenca Lana

0 L

Detyrime

0

Me vonesë

0

Defekte

Bërë për pallatet tona

Si funksionon administrimi këtu, jo diku tjetër.

Shkallë dhe njësi si në realitet

1A–1D, Dyqan 1, Garazh 3. Shtoni dhjetëra njësi me një rresht.

Lek dhe euro

Çdo pallat në monedhën e vet, mandate dhe raporte me shifra të sakta.

WhatsApp dhe SMS

Kujtesat dhe njoftimet shkojnë aty ku banorët i lexojnë.

Shqip dhe English

Për banorët këtu dhe pronarët në emigracion.

Transparencë me masë

Ju vendosni cilat shpenzime i shohin banorët.

Si funksionon

Gati brenda një pasditeje.

  1. 01

    Shtoni pallatin dhe njësitë

    Shkruani "1A-1D, 2A-2D" dhe njësitë krijohen të gjitha. Vendosni kuotën mujore.

  2. 02

    Krijoni llogaritë e banorëve

    Emri dhe telefoni mjaftojnë. Adminstair jep përdoruesin dhe një fjalëkalim të përkohshëm.

  3. 03

    Regjistroni pagesën e parë

    Nga aty, kuotat, kujtesat dhe mandatet ecin vetë.

Çmimet

Paguani sipas madhësisë.

3 muajt e parë falas. Pa kartë bankare. Faturë mujore për kompaninë tuaj.

Paketa që ju përshtatet: Pallati

2 500 L / muaj

Pallati

Për administratorin e një pallati.

2 500 L/ muaj

  • 1 pallat
  • deri në 80 njësi
Nisni 3 muajt falas
Më e zgjedhura

Administrator

Për administratorët me disa pallate.

35 L/ njësi / muaj

  • pallate pa limit
  • minimumi 2 800 L / muaj
Nisni 3 muajt falas

Kompani

Për kompanitë e administrimit, nga 500 njësi.

30 L/ njësi / muaj

  • pallate pa limit
  • minimumi 15 000 L / muaj
Nisni 3 muajt falas

Të gjitha paketat përfshijnë të gjitha modulet: pagesat, shpenzimet, raportin, defektet, punët, pastrimin dhe njoftimet. Mesazhet WhatsApp/SMS sipas kostos së operatorit.

Rreth nesh

Lindi nga jeta jonë e përditshme.

Adminstair është produkt i The Garage Devs. E nisëm ndërsa ndërtonim mikstay.com, platformën që u ndihmon pronarëve të apartamenteve me qira me pagesat, pastrimin, defektet dhe mesazhet me mysafirët.

Gjatë punës vumë re diçka: po zgjidhnim të njëjtat probleme që kishim në pallatet ku jetojmë vetë. Fletorja e administratorit, grupi i WhatsApp ku humbet çdo njoftim, llamba e korridorit që pret me javë.

Kështu morëm atë që kishim ndërtuar për MIKStay dhe e përshtatëm për pallatin. Adminstair u frymëzua nga shkallët ku jetojmë vetë.

thegaragedevs.com ↗mikstay.com ↗

Pyetje

Pyetjet që na bëjnë më shpesh.

A duhet ta instalojnë banorët një aplikacion?

Jo. Adminstair hapet në shfletuesin e telefonit, nga lidhja që u vjen në WhatsApp ose SMS. Kush do, mund ta shtojë në ekranin kryesor si aplikacion.

Si hyjnë banorët?

Ju krijoni llogarinë nga faqja e njësisë: përdoruesi dhe një fjalëkalim i përkohshëm. Në hyrjen e parë banori vendos fjalëkalimin e vet. Askush nuk regjistrohet vetë.

E mbajmë grupin e WhatsApp?

Po. Adminstair nuk e zëvendëson bisedën e pallatit; thjesht kujtesat e pagesave, njoftimet dhe radhët e pastrimit nuk varen më nga ju.

A paguajnë banorët online?

Jo ende. Pagesat me para në dorë ose me bankë i regjistroni ju, dhe banori sheh balancën dhe mandatin menjëherë.

Çfarë shohin banorët?

Vetëm njësinë e tyre: balancën, pagesat dhe mandatet. Nga pallati shohin defektet e ambienteve të përbashkëta, punët dhe njoftimet, dhe shpenzimet që ju i bëni publike.

Nuk na duhen të gjitha modulet.

Çdo pallat ka çelësat e vet. Fikni pastrimin, raportin ose mesazhet kur nuk ju duhen; asnjë e dhënë nuk fshihet.

Provojeni

3 muaj falas për pallatet tuaja.

Lini të dhënat dhe ju telefonojmë brenda një dite pune për ta ngritur bashkë.